Shqiptari i Kosovës, Mërgim Vojvoda e ka nisur sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme me skuadrën e Torinos.
28-vjeçari gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 22-të në duelin ndaj Feralpi Salos të vlefshëm për raundin e 1/32-ave të Kupës së Italisë. Miqtë kaluan të parët në avantazh me anë të Di Molfetës, ndërsa Vojvoda vendosi baraspeshën në pjesën e parë që u mbyll me shifrat 1-1.
Mbrojtësi u fut bukur nga e majta e zonës, teksa me një lëvizje që do ta kishin zili edhe sulmuesit e mirëfilltë, goditi bukur me të djathtën, duke e dërguar topin në trekëndëshin e portës kundërshtare. Një gol me të vërtet i bukur i realizuar nga shqiptari që është pjesë e Përfaqësueses së Kosovës.
GOLI I VOJVODËS: VIDEO
PANORAMASPORT.AL