Barcelona arriti një fitore të vyer ndaj Las Palmasit me rezultatin 1-0 në duelin e vlefshëm për javën e 30-të të La Ligës.
Katalanasit iu falën golit të brazilianit Rafinja në minutën e 59-të, duke mbajtur gjallë shpresat për titullin.
Falë këtij suksesi skuadra e Ksavit, ka ngushtuar diferencën në 5 pikë nga kryesuesit e Realit që kanë një ndeshje më pak. Madrilenët do të përballen ditën e nesërme me Atletiko Bilbaon.
Vlen të theksohet fakti se për Barcelonën kjo ishte fitorja e tretë radhazi në kampionat, me katalanasit që do tentojnë deri në fund të shqetësojnë Realin dhe pse jo ta surprizojnë.
PANORAMASPORT.AL