• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, September 29, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

VIDEO/ Një muaj pas sulmit në zemër, kapiteni i Lutonit rikthehet në stërvitje dhe takon shokët e skuadrës së Premier Ligës

30/01/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kapiteni i Luton Taun, Tom Lokjer (29 vjeç) vizitoi shokët e skuadrës në stërvitje, një muaj pasi pësoi një atak në zemër gjatë ndeshjes në Premier Ligë kundër Bornemuth. Lokjer u shemb në fushë në minutën e 59-të të ndeshjes në mes të dhjetorit.

luton

Mjekët e të dy klubeve nxituan menjëherë në ndihmë dhe pas ndërhyrjes mjekësore ai riktheu vetëdijen. Ai u dërgua me urgjencë në spital, ku i është instaluar një defibrilator.

– “Më pëlqeu shumë të shihja të gjithë djemtë. Nuk i kam parë që nga ajo që ndodhi, kështu që është shumë bukur t’i shoh të gjithë. Të jesh aktiv gjithë jetën, jo vetëm në futboll, por në përgjithësi në çdo gjë tjetër dhe më pas të thonë që nuk mund të bësh asgjë, ishte mjaft e vështirë”,  tha mbrojtësi me përvojë.

Takimi me shokët e skuadrës dhe trajnerin e Luton, Rob Eduards ishte plot emocione.

– “Unë disi arrita ta mbaja, por ishte emocionale. Ishte një kohë shumë e vështirë për familjen e tij, mbi të gjitha, por ishte e mrekullueshme për ne ta shihnim atë” – tha Eduards.

– “Ai është një person kaq mbresëlënës dhe i fokusuar. Ka një proces rehabilitimi, por ai po ecën ngadalë. Po pret një fëmijë dhe ky është fokusi i tij kryesor”, u shpreh trajneri i Lutonit.

Luton Taun aktualisht ndodhet në zonën e rënies, në vendin e 18-të në Premier Ligë me 16 pikë. Dy pozitat e fundit i mbajnë Bërnlej me 12 pikë dhe Shefilld Junajtid me 10 pikë.

;

​PANORAMASPORT.AL

Next Post

​Mbappe merr në dorë situatën për të ardhmen e tij

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.