Një penallti e kontestuar në minutat shtesë të ndeshjes i ka siguruar fitoren minimale 2-1 Klub Bryzhit ndaj Atalantës në takimin e play-off të Ligës së Kampioneve.
Dueli i sotëm në Belgjikë në fakt ishte i hapur, me vendasit që krijuan më shumë raste se italianët të cilët kanë në favor faktorin fushë me ndeshjen e dytë që luhet në Bergamo. Pasaliç iu përgjigj golit të Jutgla në pjesën e parë, me barazimin që dukej si rezultati me të cilin do të mbyllej ky duel.
Por në shtesën e ndeshjes, gjyqtari akordoi një penallti që nxiti zemërimin e futbollistëve të Atalantës. Por as VAR-i nuk e ndryshoi atë vendim dhe Nilson nga pika e bardhë shënoi golin e fitores 2-1 që i jep një avantazh të lehtë ekipit belg para sfidës së kthimit.
KLUB BRYZH-ATALANTA 2-1
15′ Jutgla, 90’+4′ (p) Nilson / 41′ Pasaliç
Goli i Nilson (VIDEO)
Goli i Pasaliç (VIDEO)
Goli i Jutgla (VIDEO)
FORMACIONET ZYRTARE
PANORAMASPORT.AL