Mançester Junajtid dhe Arsenali kanë ndarë pikët në barazimin 1-1 mes tyre në supersfidën e kësaj jave në Premier Ligë. Një barazim që padyshim nuk kënaq asnjë nga dy skuadrat.
Mançester Junajtid ishte në avantazh falë golit të Bruno Fernandes në fundin e pjesës së parë dhe dukej se mund të merrte fitoren e dytë radhazi, siç ka ndodhur rrallëherë në këtë kampionat.
Por goli i Deklan Rajs, vetëm 15 minuta para fundit të sfidës, vendosi në baraspeshë gjithçka deri në vërshëllimën përfundimtare. Barazimi 1-1 nuk ndryshon aspak renditje e Mançester Junajtid, që mbetet në vendin e 14 në klasifikim.
Po aq negativ është ky rezultat për Arsenalin, i cili është 15 pikë larg Liverpulit të vendit të parë dhe rrezikohet seriozisht nga skuadrat që e ndjekin më pas në klasifikim.
Goli i Bruno Fernandes (VIDEO)
Goli i Rajs (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL