• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, July 17, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

(VIDEO) Njukasëll u mund në transfertë, Tripier grindet me një tifoz dhe i kërkon llogari: A nuk po japin gjithçka djemtë? Sa lëndime kemi?

12/11/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kieran Tripier u përfshi në një grindje me një tifoz të Njukasëll pas humbjes së skuadrës së tyre në Borenmuth. Skuadra e Edi Houe shkoi për të duartrokitur tifozët e tyre që kishin udhëtuar për të mbështetur ekipin, të cilët bënë një udhëtim 700 milje vajtje-ardhje, pas humbjes 2-0 në “Vitality”.

a

Por mbrojtësi i Anglisë marshoi deri në fund dhe u kap në një përballje me një tifoz, madje u desh  të tërhiqej nga Xhoelinton dhe një stjuard që situata të mos agravohej më tej.

Duke iu përgjigjur tifozit të zemëruar, Tripier bërtiti: “A nuk po japin gjithçka djemtë? Sa lëndime kemi, sa lëndime kemi marrë? Hej?”

“Magpies” ishin pa nëntë lojtarë për shkak të lëndimeve para fillimit, si dhe dy pezullimeve, si dhe humbën Miguel Almiron që u lëndua  gjatë pjesës së parë.

b

I pyetur për incidentin, Tripier tha: “Ishte vetëm një nga ata emocionalët dhe që kanë udhëtuar larg . Ne po bënim një bisedë.  Një mesazh për tifozët, kërkojmë falje për këtë rezultat dhe djemtë po japin gjithçka në rrethanat në të cilat jemi si ekip. Ne nuk jemi në panik dhe duhet të qëndrojmë së bashku.

Pushimi nga anagazhimet e kombëtarëve ka ardhur në kohën e duhur për ekipin dhe për të pasur pak kohë pushimi dhe rifreskim dhe më pas të kthehemi më të fortë. Pas pushimit ekipi do të jetë sërish i pamëshirshëm. Ne nuk ishim vetvetja. Ne ishim shumë larg dhe Borenmuth e meritonte fitoren.

Ata kanë një skuadër të mirë. Ne e dinim se do të ishte e vështirë këtu. Ne u përpoqëm të luanim sipas rrethanave, por nuk ka justifikime.

d

Ky është realiteti. Ne donim të luanim futboll në Champions League dhe në çdo kompeticion. Kjo është ajo që ne duam. Kemi humbur shumë lojtarë, por duhet të ngrihemi dhe të japim edhe më shumë”, u shpreh Tripier

c

Trajneri Houe, i cili ngushëlloi Tripier pas sherrit, shtoi: “Kieran është mirë. Emocionet janë të larta, të gjithë ndihemi pak emocionalë pas kësaj nga këndvështrimi ynë, por pa probleme. Falënderojmë të gjithë mbështetësit tanë që ishin si mysafirë, i vlerësojmë shumë dhe kjo do të ishte e vështirë për ta që ta shikonin”.

Momenti i incidentit (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL

 

Next Post

Pas deklaratës së Vedat Muriqit reagon FFK

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.