Thursday, 9. April 2026
Sport

VIDEO/ Njukastëll shpartallon me 8 gola Shefild Junajtidin, bardhezinjtë barazojnë rekordin e vitit 1999

GS 24/09/2023 1 Min. Lesezeit

Njukastëlli turpëroi Shefild Junajtidin, në duelin e vlefshëm për javën e gjashtë të Premier Ligës, duke e shpartalluar me rezultatin 0-8. 

Njukastell

Me këtë fitore spektakolare, skuadra e trajnerit Houe, ka barazuar rekordin e 19 shtatorit 1999, me Njukastëll që atëherë fitonte 8-0 ndaj Shefild Uednesdej, që është dhe triumfi më i thellë në Premier League për këtë klub. 

Lonstaf, Bërn, Botman, Uilson, Gordon, Almiron, Guimares dhe Isak ishin autorët e golave në ndeshjen e sotme. 8 lojtarë të ndryshëm gjetën rrugën e rrjetës për skuadrën mike.  

Pas javës së gjashtë të Premier League, Shefild Junajtid renditet në vend të fundit me një pikë, ndërsa Njukastëll në vend të tetë me nëntë pikë. 

PANORAMASPORT.AL

Teilen: