Thursday, 28. May 2026
Sport

VIDEO/ Njukastëlli i jep “leksion” Arsenalit, bardhezinjtë “fluturojnë” në finalen e Kupës Karabao

GS 05/02/2025 1 Min. Lesezeit

Njukastëlli është finalisti i parë i Karabao Cup, për sezonin 2024/25. Bardhezinjtë mposhtën Arsenalin me rezultatin 2 me 0, njësoj si në duelin e parë, duke u kualifikuar falë rezultatit të përgjithshëm 4 me 0. 

njukastell

Një leksion aspak i këndshëm ky për Arsenalin e Artetës, që vinte në këtë përballje pas triumfit 5 me 1 ndaj Sitit. 

Për sa i përket sfidës së sotme, golat e Mërfit dhe Gordon, i siguruan suksesin Njukastëllit, që do të kërkojë të fitojë një trofe, që i ka munguar që nga viti 1955. 

Kundërshtari i Njukastëllit në finale, do të jetë fituesi i çiftit Totenhem-Liverpul.  

GOLAT E NDESHJES: VIDEO 

PANORAMASPORT.AL

Teilen: