Monday, 16. March 2026
Sport

VIDEO/ “Nuk e duam Lukakun”, tifozët e Juventus shajnë në kor edhe Kuadradon! Mbështetje e madhe për Bonuçin

GS 17/07/2023 1 Min. Lesezeit

Tifozët e Juventusit janë mbledhur para J-Medical, aty ku po parakalojnë të gjithë lojtarët bardhezinj në prag të sezonit të ri.

XCV C

Ata kanë shpërthyer në kore të shumta kundër Romelu Lukakut, si dhe kanë ofenduar Huan Kuadradon që do të firmosë një kontratë 1-vjeçare me Interin.

“Ne nuk e duam Lukakun”, “Lukaku je thjesht një i shitur pa karakter”, ishin koret për ish-sulmuesin zikaltër.

Nga ana tjetër, tifozët i dolën në krah Leonardo Bonuçit që edhe pse në vitin e tij të fundit të karrierës ku dëshironte ta mbyllte me Juventus, sërish nuk u konsiderua titullar nga trajneri Masimiliano Alegri.

“Nuk e meritoje”, ishin thirrjet për Bonuçin.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: