Lionel Mesi fitoi në mënyrë surprizë çmimin nga FIFA “The Best”, duke mundur Erling Haland dhe Kilian Mbape, edhe pse tashmë është pjesë e Inter Majemit në MLS.
Ky vendim solli një debat në opinionin publik, pasi ishte Mesi ai që e fitoi vitin e shkuar këtë çmim për shkak të fitimit të Kupës së Botës në Katar, teksa sezonin e kaluar argjentinasi fitoi vetëm kampionatin francez.
Reagimi që u bë viral në rrjet ishte dhe ai i babait të Erling Haland, Alf-Inge, ish-futbollist i Mançester Sitit.
Ai ishte pjesë e spektatorëve në mbrëmjen gala të zhvilluar nga FIFA, por në momentin që Mesi u shpall lojtari më i mirë i vitit, Haland Sr. nuk i besoi syve dhe madje as nuk duartrokiti.
Alf-Inge Haaland’s reaction after the Men’s player of the year was announced…
He knew a robbery was incoming which is why he left Erling at home.pic.twitter.com/SrR8osaZtz
— Al Nassr Zone (@TheNassrZone) January 16, 2024
Kujtojmë që Haland këtë sezon ishte protagonist absolut me Mançester Sitin në fitimin e “Tripletës”, duke shënuar 52 gola dhe 9 asiste në 53 ndeshje.
PANORAMASPORT.AL