• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 30, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

VIDEO/ Nuk ka fund dhimbja në familjen Dwamena, motra e ish-futbollistit humb ndjenjat gjatë emisionit live

15/11/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Ndarja nga jeta e “bomberit” ganez, të “rrogozhinasve” të Egnatias, Raphael Dwamena, gjatë përballjes me “Demat e Kuq” të Partizanit, pasi pësoi një arrest kardiak në fushën e blertë ka tronditur jo vetëm futbolldashësit në Shqipëri e në Ganë, por në mbarë botën.

Për largimin e hershëm nga kjo jetë të 28-vjeçarit, foli dhe motra e tij, Yvonne Ama Dwamena, e cila e ftuar në një emision, në televizionin ganez “Onua TV” tregoi mes lotësh e emocionesh, se si e kishin marrë vesh lajmin tronditës.

“Ai më tha se kishte një ndeshje të shtunën, kështu që më telefonoi sërish të enjten dhe unë i urova atij më të mirën. I thashë nënës dhe ajo i uroj më të mirat gjithashtu. Të shtunën, nëna më telefonoi dhe më tha që të shikoja lajmet në ‘Facebook’ për të konfirmuar nëse ishte e vërtet apo jo. Thjesht nuk doja ta besoja. Ai ishte një në një milion. Vëllai im ishte gjithçka. Ai ishte një shpirt i përulur”,- u shpreh ajo.

Megjithatë, një situatë e pakëndshme ndodhi gjatë intervistës, me motrën e ish-futbollistit të ndjerë të Egnatias, që humbi ndjenjat, teksa u detyrua më pas të largohej për të marrë ndihmën e parë, por për fat të mirë asgjë nuk ishte serioze. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI VIDEON: 

Next Post

Milani pa Giroud - Leao, dy opsione për Piolin

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.