Klubi i Ajaksit po kalon një nga sezonet më të vështira të historisë së tij. Skuadra e cila ka prodhuar pa fund emra të njohur të futbollit botëror, aktualisht është në një krizë të pazakontë rezultatesh që vunë në diskutim edhe mbijetesën në elitë, teksa tashmë ka dalë edhe nga Kupa e eliminuar nga një ekip i kategorisë së tretë.
Klubi i USV Herkules luante sot në fazën 1/16 ndaj gjigandëve të futbollit holandez dhe ia doli të bënte një goditje historike. Pieters shënoi në fillimin e secilës pjesë loje duke i dhënë avantazhin 2-0 skuadrës së tij, por Ajaksi reagoi dhe barazoi shifrat në fund me Brobei dhe Akprom.
Ndeshja po i drejtohej shtesave, por pikërisht në minutën e 93-të, Grotenbreg shënoi golin e fitores 3-2 për skuadrën e USV Herkules, duke e kaluar në turin tjetër, për të nxjerrë jashtë Ajaksin.
Wat een ontlading bij Hercules! 🤯 pic.twitter.com/wRnWLXEt4G
— ESPN NL (@ESPNnl) December 21, 2023
PANORAMASPORT.AL