Thursday, 26. March 2026
Sport

VIDEO/ Nuk ka surpriza, Liverpuli “fluturon” në finalen e Kupës së Ligës! Do të përballet me Çelsin e Brojës

GS 24/01/2024 1 Min. Lesezeit

Liverpuli është rivali i Çelsit në finalen e Kupës së Ligës! Të kuqtë e Jyrgen Klop, barazuan me shifrat 1-1 mbrëmjen e sotme ndaj Fulham, duke siguruar kështu “biletën” për në finalen e madhe që do të luhet në “Uembli”. 

97432456-ecc2-4d02-8854-c284af707e91

Falë triumfit në duelin e parë me rezultatin 1-2, Liverpuli, arriti të kalonte më tej. Për sa i përket sfidës së kthimit, Liverpuli kaloi i pari në avantazh me anë të Luiz Diaz, në minutën e 11-të, ndërkohë që vendasit arritën të barazonin shifrat me Diop në minutën e 77-të.  

GOLAT E NDESHJES: VIDEO 

Kupa Karabao ose Kupa e Ligës është trofeu i parë sezonal që akordohet në Angli dhe fituesi do të përcaktohet në finalen e “Uemblit” më 25 shkurt, mes Çelsit dhe Liverpulit. Në këtë kompeticion është vendosur që të mos aplikohet sistemi “VAR”. 

PANORAMASPORT.AL

Teilen: