Sunday, 22. March 2026
Sport

VIDEO/ Nuk ka surpriza në Botërorin e Femrave, zbulohen dy emrat e parë që kualifikohen në çerekfinale

GS 05/08/2023 1 Min. Lesezeit

Faza e 1/8-ave në Botërorin e Femrave ka nisur pa surpriza, me Spanjën dhe Japoninë që bëhen dy kombëtaret e para që kanë avancuar më tej për në çerekfinale.

japoni femra

“La Furia Roja” u ndesh përballë Zvicrës duke e dominuar me rezultatin e thellë 1-5, në një sfidë që nuk pati shumë histori.

Sa i përket japonezeve, ato eliminuan Norvegjinë me rezultatin 3-1, në një takim i cili u duk i luftuar në pjesën e parë, por me vajzat japoneze që morën nën kontroll lojën në pjesën e dytë.

Spanja do të ndeshet me fituesin e sfidës Holandë-Afrikë e Jugut, ndërsa Japonia do të ketë përballë fituesin e Suedi-SHBA.

REZULTATET:

ZVICËR 1-5 SPANJË (VIDEO)

Kodina (A.G) 11’ / Bonmati 5’, 36’, Redondo Ferrer 17’, Kodina 45’, Hermoso 70’

JAPONI 3-1 NORVEGJI

Engen (A.G) 15’, Shimizu 50’, Mijazaua 81’ / Reiten 20’

PANORAMASPORT.AL

Teilen: