Nuk kanë fund surprizat në Europianin e 21-vjeçarë. Ukraina mposhti mbrëmjen e sotme Francën ne rezultatin 1-3, duke u kualifikuar kështu për në gjysmëfinale, ku do të përballet me Spanjën.
Edhe pse “Gjelat” kaluan të parët në avantazh me anë të Çerki, në minutën e 19-të, ukrainasit, mblodhën forcat duke përmbysur rezultatin që në fragmentin e parë të ndeshjes. Sudakov shënoi 2 herë në minutat 32 dhe 44, duke dërguar kombëtaren e tij në dhomat e zhveshjes në avantazh.
Për të vulosur sfidën mendoi Bondarenko në minutën e 86-të, i cili shënoi golin për 1 me 3. Kujtojmë që dueli tjetër gjysmëfinal do të jetë ai mes Izraelit dhe Anglisë.
GOLI I FRANCËS: VIDEO
GOLI I PARË I UKRAINËS: VIDEO
GOLI I DYTË I UKRAINËS: VIDEO
GOLI I TRETË I UKRAINËS: VIDEO
PANORAMASPORT.AL