Padyshim që është një debutim ëndrrash për Lionel Mesin në Ligën Amerikane, MLS.
Sulmuesi i dhuroi fitoren ekipit tij të ri në minutën e 94-të teksa ekzekutoi në mënyrë perfekte një goditje dënimi në afërsi të zonës kundërshtare.
Ylli argjentinas u aktivizua në minutën e 54-të për ti dhënë 3 pikët Inter Majemit në ndeshjen e Ligës së Kupës ndaj Kruz Azul.
I’m sure even some players if the other team wanted to celebrate that Messi goal https://t.co/3dtK9BtQa7
— Santo (@Ssentongopeter5) July 22, 2023
36-vjeçari nuk i zhgënjeu pritshmëritë e mbi 20.000 të pranishmëve në stadium të cilët kishin shpenzuar mijëra dollarë për ta parë nga afër.
PANORAMASPORT.AL