Gjithçka e lehtë për Interin në ndeshjen ndaj Torinos, në “San Siro”, për javën e shtatë të Serisë A. Skuadra zikaltër realizoi në minutën e 25-të golin e epërsisë me Thuram, i asistuar nga Bastoni.
(Golat dhe kartoni i kuq i Torinos)
Më herët, në minutën e 20-të, Maripan i Torinos u ndëshkua me karton të kuq, duke e lënë ekipin e tij në inferioritet numerik.
Në të 35-tën vjen goli i dytë i shënuar nga Thuram, por Torino, edhe pse me një lojtar më pak, ia del të shkurtojë diferencën në 2-1 me Zapatan.
I papërmbajtshëm Thuram, sulmuesi francez shënon golin e tretë personal me fillimin e pjesës së dytë.