Mançester Junajtidi ka pësuar një tjetër humbje në miqësore në Amerikë, aty ku Borusia Dortmundi ka arritur ta mundë me rezultatin 2-3.
Hapësirë në këtë ndeshje kishte edhe për mbrojtësin Herri Meguajër i cili sërish ka bërë një paraqitje si të sezonit të fundit.
Në kuotën e 48 të takimit, Dortmundi krijon një aksion perfekt duke dalë të vetëm përballë Onanës, ndërkohë që Meguajër nuk ka arritur të ndërhyjë në asnjë moment. Kjo ka irrituar portierin Onana i cili e ka sulmuar menjëherë duke i kërkuar llogari, por mbrojtësi nuk ka reaguar.
PANORAMASPORT.AL