Tuesday, 19. May 2026
Sport

VIDEO/ Pamjet humoristike për golin e anuluar të Ken, mbrojtësi i Veronës shtrihet në tokë nga dhimbjet pasi pa topi në rrjetë

GS 29/10/2023 1 Min. Lesezeit

Moise Ken ka qenë protagonist i pafat i ndeshjes mes Juventusit dhe Veronës, teksa pa t’i anulohen dy gola në mënyrë shumë të çuditshme. I pari ishte për një pozicion jashtë loje të thembrës së tij, ndërsa i dyti për një faull në fillimin e aksionit.

ffffffff

Dhe pikërisht pamjet pas faullit të tij janë ato që po bëjnë xhiron e rrjetit. Ken goditi në fytyrë Faraonin në mesfushë ndërsa më pas aksioni vazhdoi derisa erdhi momenti që vetë sulmuesi i Juventusit çoi topin në rrjetë.

Një nga kamerat tregoi se ato momente Faraoni ishte çuar dhe po ndiqte aksionin dhe sapo pa që Ken tundi rrjetën, ai u shtri menjëherë në tokë mes dhimbjeve duke vënë duart në fytyrë. Kjo ka bërë që të shpërthejë protesta në rrjetet sociale kundër lojtarit, teksa kërkohet edhe dënimi i tij për këtë simulim e gjest josportiv.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: