Tuesday, 24. March 2026
Sport

VIDEO/ “Paqe” mes Çelsit dhe Liverpulit, dy rivalët ndajnë pikët në suspersfidën e javës së parë në Premier Ligë

GS 13/08/2023 1 Min. Lesezeit

Ndeshja kryesore e javës së parë të Premier Ligës, sfida mes rivalëve të Çelsit dhe Liverpulit, është mbyllur me një barazim 1-1. Dueli i luajtur në “Stamford Bridge” ka prodhuar spektakël ë me lojë dhe raste.

sadsadsasasad

Ka qenë Liverpuli që është shfaqur më dominues në startin e duelit, duke krijuar rastet më të mira me Salah, derisa gjeti golin e avantazhit me anë të Luis Diaz. Të kuqtë vazhduan të kërcënonin portën e vendasve, por u goditën nga barazimi i Disasi para fundit të pjesës së parë.

Pjesa e dytë ishte më e ekuilibruar, edhe pse të dy skuadrat nuk reshtën së sulmuari me dëshirën për të fituar ndeshjen. Gjithsesi, nuk kishte më gola të tjerë dhe të dy ekipet u desh të kënaqen me një barazim.

ÇELSI-LIVERPUL 1-1
37′ Disasi 
/ 18′ Luis Diaz

GOLI I ANULUAR I ÇILLUELL (SHIH VIDEON)

GOLI I DISASI (SHIH VIDEON)

GOLI I ANULUAR I SALAH (SHIH VIDEON)

GOLI I LUIS DIAZ (SHIH VIDEON)

SALAH GODET TRAVERSËN (SHIH VIDEON)

FORMACIONET ZYRTARE

celsi liveprul

PANORAMASPORT.AL

Teilen: