Thursday, 19. March 2026
Sport

VIDEO/ Partizani mund ta studiojë që sot rivalin e turit të tretë, dominoi dukshëm kundërshtarin në transfertë

GS 25/07/2023 1 Min. Lesezeit

Partizani ka fituar sot ndeshjen e parë në turin e dytë të Ligës së Konferencës ndaj Atletik D’Eskaldes në Andorra. Të kuqtë kanë bërë një hap të sigurt drejt turit tjetër duke fituar 1-0 jashtë fushe dhe duket se në atë tur, do të udhëtojnë drejt Letonisë për përballjen e turit të tretë.

sdfsdfdsfsfd

Shorti i UEFA-s i ka vënë përballë fitueses së çiftit Tre Pene-Valmiera. Sfida e parë e luajtur sot në San Marino, ka folur plotësisht për ekipin mik, që ka dominuar me shifrat 3-0.

Protagonisti kryesor te Valmiera ishte kolumbiani 20-vjeçar Kamilo Mena, i cili shënoi golin e parë dhe të tretë të sfidës, duke treguar aftësi të jashtëzakonshme si driblues dhe finalizues, ndërsa goli i dytë u shënua nga Ndoje pas një goditje këndi.

Partizani mund të fillojë që të studiojë që sot letonezët, të cilët bënë formalitet sfidën e kthimit dhe ndoshta kanë filluar të përgatiten edhe ata për duelin me të kuqtë.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: