Sulmuesi i kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, është rikthyer nga pezullimi i kartonit të kuq, në mënyrën më të mirë të mundshme.
Sulmuesi dardan i ka shënuar gol Barcelonës, në takimin që po luhet në “San Moix”.
Muriqi shënoi në minutën e 43-të të takimit, duke barazuar shifrat për Mallorcën 1-1.
https://streamff.co/v/5127b001
GOL DE MURIQI!
MALLORCA 1-1 BARCELONA pic.twitter.com/fUHcN81zom
— MT2 (@madrid_total2) December 3, 2024
Për Barcelonën, në minutën e 12-të kishte shënuar Ferran Torres.
Ky ishte goli i tretë i Muriqit në La Liga sivjet, duke i shënuar Real Madridit në xhiron e parë.