Peja ka fituar ditën e djeshme titullin kampion në Superligën e basketbollit të Kosovës. Në ndeshjen e pestë të finaleve, pejanët mposhtën Trepçën.
Kjo sfidë tepër emocionuese ka përfunduar me rezultatin 93:91 në shtesa, pasi koha e rregullt përfudnoi me rezultatin 77:77.
Ky triumf ka ndezur festën në qytetin e Pejës, me qytetarët që kanë dalë duke festuar në rrugë suksesin e ekipit të tyre./ h.ll/abcnews.al