• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, May 12, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

VIDEO/ Penalltia e Alvarez në derbin e Champions, UEFA jep shpjegimin zyrtar: Do diskutojmë për ndryshimin e rregullit

13/03/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Penalltia e Hulian Alvarez në derbin e Ligës së Kampioneve mes Atletikos dhe Realit është kthyer gjerësisht në një temë diskutimi pasi goli i tij u anulua për prekje të dyfishtë të topit nga lojtari.

bandicam 2025-03-13 16-49-57-661

Ai rrëshqiti në momentin e gjuajtjes së penalltisë, por shënoi. Megjithatë, gjyqtari Marciniak priti VAR-in dhe më pas e quajti golin e pavlefshëm, pasi Alvarez kishte bërë dy prekje, që nuk lejohen në gjuajtjen e penalltive. Kjo bëri që të hapej një debat i gjerë në rrjetet sociale me teori nga më të ndryshmet, teksa shumëkush mendon se ky ishte momenti që ndryshoi plotësisht fatin e gjuajtjeve të penalltive në favor të Realit.

Sot, UEFA është detyruar të dalë me një komunikate, të shoqëruar me videon e cila shpjegon prekjen e dyfishtë të Alvarez në momentin e goditjes.

“Edhe pse ishte minimale, lojtari kishte kontakt me topin me këmbën mbështetëse para se ta gjuante, siç tregohet në videon bashkëngjitur. Sipas rregullave aktuale, VAR-i u desh të lajmëronte gjyqtarin për të sinjalizuar që goli duhej të anulohej.

UEFA do të nisë bisedime me FIFA-n dhe IFAB-in për të vendosur nëse rregulli duhet rishikuar në rastet kur prekja e dyfishtë të jetë qartësisht e pavullnetshme”, shkruhej në njoftimin e UEFA-s për këtë moment aq të diskutuar.

SHIH VIDEON

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Tabela pas javës së 24-të e Superligës, luftë e ashpër për Evropë e mbijetesë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.