Friday, 15. May 2026
Sport

VIDEO/ Penalltia në favor të PSG-së i kushtoi shtrenjtë, UEFA pezullon arbitrin polak

GS 29/11/2023 1 Min. Lesezeit

Gjyqtari polak, Tomaz Kviaktovski, u bë protagonist mbrëmjen e djeshme teksa akordoi një penallti që shkaktoi mjaft polemika në fundin e ndeshjes PSG-Njukasëll, duke i dhënë një dorë skuadrës franceze, qe gjeti barazimin me Mbape, që nuk fali nga pika e bardhë.

VAR PENALLTIA  

Kjo penallti e akorduar në minutat shtesë të ndeshjes, ka tërbuar jo pak opinionin futbollistik në mbarë botën, teksa ndaj kësaj situate nuk ka qëndruar indiference as UEFA, duke e ndëshkuar polakun Kviaktovski, teke hequr nga salla e VAR-it, në ndeshjen e mbrëmjes së sotme mes Real Sociedadit dhe Salcburgut.

Kujtojmë që edhe në duelin e djeshëm mes PSG-së dhe Njukasëll, Kviaktovski ishte në VAR dhe sinjalizoi 11-metërshin që shkaktoi polemika. 

Edhe pse nuk ka një reagim zyrtar, UEFA ka vendosur ta dërgojë në shtëpi para kohe arbitrin polak, në formë ndëshkimi për gabimin në Francë. 

PANORAMASPORT.AL

Teilen: