Tuesday, 5. May 2026
Sport

VIDEO/ Penalltitë bëjnë diferencën, Fiorentina eliminon surprizën e sezonit dhe shkon në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë

GS 10/01/2024 1 Min. Lesezeit

Fiorentina është skuadra e parë gjysmëfinaliste e Kupës së Italisë. Ekipi i drejtuar nga Vinçenco Italiano ka mundur falë penalltive surprizën e këtij sezoni në Itali, Bolonjën, duke siguruar një vend në katërshen e më të mirëve.

bandicam 2024-01-09 23-47-49-635

Ndeshja mes dy skuadrave në Firence ka qenë shumë e luftuar, pasi edhe Bolonja kërkoi me ngulm kualifikimin, duke qenë e pafat pasi goditi shtyllën dhe traversën me Zirkze. Por në fund të 90 minutave rrjetat mbetën të paprekura dhe kështu vazhdoi edhe në kohët shtesë.

Ndaj për të përcaktuar gjysmëfinalisten e parë u deshën penalltitë ku Fiorentina shënoi të pesta gjuajtët, ndërsa për Bolonjën ishte vendimtar gabimi i Posh në gjuajtjen e fundit,.

SHIH VIDEON

Kësisoj, Fiorentina ia doli të shkonte mes katër më të mirave për herën e tretë radhazi, si asnjëherë më parë në historinë e vet, teksa nesër do të mësoje se kush mes Atalantës dhe Milanit do të jetë kundërshtari i saj i radhës.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: