Xhiroja e Italisë vijon sot me etapën e dytë në Tiranë, një garë kronometri 18.7 km me 150 metra disnivel në rrugët e kryeqytetit.
Një cirkuit tërësisht qytetas, ku pas 8 kilometrave të para çiklistët do të përballen me 1.3 km malore (5.6%) në Sauk, ndërsa 2 kilometrat e fundit do të jetë të njëjta me etapën e parë.
Roglic dhe Ayuso mund të fitojnë terren ndaj maloristëve, ndërsa për suksesin në kronometër shihen si favoritë britaniku Joshua Tarling dhe italiani Edoardo Affini.
Kjo është rruga që kanë përshkruar çiklistët ditën e sotme.
KOMENTI PËRFUNDIMTAR
KLASIFIKIMI I PËRGJITHSHËM
17:13- Mads Petersen që fitoi garën e djeshme merr vendin e shtatë. Mbyllet gara e kronometrit në Tiranë.
16:30- Vetëm për 1 sekond diferencë, Primoz Roglic nuk merr vendin e parë. (VIDEO)
15:43- Joshua Tarling, që përfaqëson Britaninë e Madhe, merr vendin e parë. Koha e Jay Vine përmirësohet me 3 sekonda.
15:12- Australiani Jay Vine merr vendin e parë duke përmirësuar kohën e Afinit me 3 sekonda.
ORA 15:01- Rrëzohet çiklisti Plapp, detyrohet të ndërrojë biçikletën dhe të vijojë garën. (VIDEO) (VIDEO)
ORA 14:50- Vetëm dy sekonda e ndajnë liderin e përkohshëm të garës me kohëmatës, Affni, nga Dan Hoole në vijën e finishit.
ORA 14:25- Afini lë pas Hayter dhe kalon i pari me kohën 16’13”. (VIDEO)
ORA 14:13- Britaniku Hayter vazhdon të jetë i parë në garë.
ORA 14:01- Hepburn kalon Pallatin e Brigadave. (VIDEO)
ORA 13:59- Pasi trembëdhjetë vrapuesit e parë arritën në vijën e finishit, Hayter (16’21”) është në krye, i ndjekur nga Tratnik dhe Zijlaard. Entuziazëm i madh në Tiranë përgjatë itinerarit, mijëra njerëz në rrugë duartrokitën vrapuesit.
ORA 13:49- Hayter përfundoi në 16’21”, me një shpejtësi mesatare pak mbi 50 km/orë dhe përkohësisht kryeson renditjen e sprovave me kohëmatës.
ORA 13:41- Hayter për momentin kalon i pari dhe ndiqet nga Govekar dhe ka një përmirësim të kohës. (VIDEO)
ORA 13:38- Niklas Markl ngjitet në rrethin e Saukut. (VIDEO)
ORA 13:36- Çiklistët kalojnë nga “Arena Kombëtare”.
ORA 13:32- Niset edhe Zijlard.
ORA 13:28- Niset çiklisti i parë.
PANORAMASPORT.AL