Friday, 22. May 2026
Sport

VIDEO/ Përmbysje dramatike në Francë, Borusia Dortmund siguron çerekfinalet dhe… Barcelonën

GS 12/03/2025 1 Min. Lesezeit

Borusia Dortmund ka siguruar një fitore 2-1 me përmbysje në Francë ndaj Lilës, duke kaluar në çerekfinalet e turneut, ku do të ndeshet me Barcelonën.

bandicam 2025-03-12 20-08-46-646

Pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë në Gjermani, skuadra vendase e pa veten shpejt në avantazh pas një gafe të portierit të miqve që pa t’i ikte topi mes këmbëve në gjuajtjen e Devid. Por situata ndryshoi plotësisht në pjesën e dytë, kur fillimisht penalltia e Emre Xhan dhe pastaj goli i Baier, ktheu gjithçka në favor të Dortmundit.

Skuadra gjermane rezistoi deri në vërshëllimën përfundimtare dhe siguroi kësisoj vendin në 8 ekipet më të mira, ku e pret një përballje shumë e fortë me Barcelonën.

LILË-B. DORTMUND 1-2
5′ David / 54′ (p) Emre Xhan, 65′ Baier

Goli i Baier (VIDEO)

Goli i Emre Xhan (VIDEO)

Goli i David (VIDEO)

FORMACIONET ZYRTARE

sdffdssdffsdfsfsdsffsf

PANORAMASPORT.AL

Teilen: