Real Madrid ka fituar sot me një përmbysje të pabesueshme në La Liga, duke triumfuar në fushën e vet kundër Almerias me shifrat 3-2 për të marrë përkohësisht kreun e renditjes së kampionatit.
Almeria në fakt befasoi madrilenët duke u shënuar që në minutën e parë të takimit me anë të Ramazani e më pas duke dyfishuar shifrat para fundit të pjesës së parë me Gonzalez.
Ndërrimet e Ançelotit në pjesën e dytë me Hoselu, Brahim Diaz e Garsia në fushë i sollën një ritëm tjetër skuadrës madrilene e cila u hodh e tëra në sulm. Ajo shkurtoi diferencën me penaltinë e Bellingam dhe më pas me Vinicius vendosi barazinë në rezultat.
Të dy skuadrat panë t’u anulohej nga një gol në fraksionin e dytë të lojës, në të cilën u dhanë 11 minuta shtesë. Dhe pikërisht në minutën e 9-të të shtesës, ishte Bellingam ai i cili gjeti Karvahal në zonë për golin e fitores 3-2 të Realit i cili në këtë mënyrë la pas krahëve eliminimin nga Kupa duke vënë në trysni përsëri Zhironën që e kapërceu momentalisht në renditje.
GOLI I RAMAZANI (VIDEO)
GOLI I GONZALEZ (VIDEO)
GOLI I BELLINGAM (VIDEO)
GOLI I VINICIUS (VIDEO)
GOLI I KARVAHAL (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL