Barcelona ka marrë një fitore të çmendur në minutat e fundit përballë Selta Vigo në ndeshjen e vlefshme për raundin e 32-të në La Liga. Dueli i çmendur u mbyll me 7 gola.
Sfida u zhbllokua në të 12-ën nga Ferran Torres , por më pas vendasit u ndëshkuan tre herë radhazi nga i njëjti lojtar, Borja Iglesias. Më pas Barça u ringjall duke shënuar për 4 minuta dy gola me Dani Olmon dhe Rafinjën. Teksa dukej që sfida do të mbyllej kështu, Rafinja shënoi nga pika e bardhë e penalltisë për ti dhuruar fitoren skuadrës së tij. VIDEO
Me këtë triumf, skuadra e Hansi Flik shkon në kuotën e 73 pikëve, 7 më shumë se Real Madridi, i cili nesër do të luajë në shtëpi me Atletik Bilbao.
RENDITJA
PANORAMASPORT.AL