PSG-ja nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 në shtëpi ndaj Klermont, në duelin e vlefshëm për javën e 28-të të Ligës 1 franceze, ku nuk munguan as njollat e gjakut. Në minutën e 7-të, mbrojtësi Mukiele u përplas me portierin kundërshar, duke mbetur i gjakosur, teksa la fushën e lojës në minutën e 13-të.
Klermont gjeti golin e avantazhit në minutën e 32-të me anë të Keita. Pjesa e parë u mbyll me shifrat 0-1, teksa vlen të theksohet fakti se PSG-së iu mohua një gol me VAR në minutën e 45+6. Goli u shënua nga 17-vjeçari Majulu, por u anulua për faull.
GOLAT E NDESHJES: VIDEO
Për të shmangur humbjen e PSG-së në shtëpi mendoi Gonaçalo Ramos në minutën e 85-të. Sulmuesi tundi rrjetën pas asistit të Kilian Mbape. Skuadra e Luis Enrikes kryeson tabelën me 63 pikë në 28 javë, 13 më shumë se Bresti i vendit të dytë.
PANORAMASPORT.AL