Sunday, 26. April 2026
Sport

VIDEO/ Pioli gjen zëvendësimin e duhur, Milani fiton me përmbysje të vuajtur përballë Frozinones

GS 03/02/2024 1 Min. Lesezeit

Milani ka siguruar tre pikë shumë të rëndësishme për klasifikimin teksa ka mundur në transfertë me shifrat 3-2 Frozinonen, në një ndeshje që u komplikua shumë për skuadrën e Piolit deri në minutat e fundit.

frozinone milan

Kuqezinjtë kaluan të parët në avantazh me anë të Zhiru dhe u duk se do ta kishin të thjeshtë sot. Megjithatë, vendasit barazuan shpejt rezultatin, pasi Leao shkaktoi penallti, që u transformua saktësisht nga Sule.

Në pjesën e dytë, një kundërsulm i Macitelit solli përmbysjen e shifrave për skuadrën vendase, por Milanin e ktheu në lojë Gabia me golin e tij, duke barazuar rezultatin.

Më pas, ishte Pioli ai i cili gjeti zëvendësimin e duhur duke aktivizuar Joviç në minutën e 80, me serbin i cili pas pak sekondash u gjend në vendin e duhur për të çuar topin në rrjetë dhe për të vulosur fatin e takimit.

FROZINONE 2-3 MILAN
24′ (p) Sule, 65′ Maciteli / 17′ Zhiru, 72′ Gabia, 81′ Joviç

zxzxzxzxzxzzxzxzxzx

GOLI I JOVIC (VIDEO)

GOLI I GABIA (VIDEO)

GOLI I MACITELI (VIDEO)

GOLI I SULE (VIDEO)

GOLI I ZHIRU (VIDEO)

FORMACIONET ZYRTARE:

215654465

PANORAMASPORT.AL

Teilen: