Aleksandër Sorloth i papërmbajtshëm mbrëmjen e sotme. Sulmuesi i Atletiko Madridit ka shpërthyer me “poker” golash në pjesën e parë në duelin ndaj Real Sociedadit, që u mbyll me shifrat 4 me 0.
Norvegjezi shënoi plot 3 herë në harkun kohor të 4 minutave, duke tundur rrjetën në minutat 7, 10 dhe 11, ndërkohë që “pokerin” personal e kompletoi në minutën e 30-të.
Falë këtyre 4 golave të shënuar në pjesën e parë, Sorloth u ngjit në kuotën e 17 golave në La Liga, duke mbajtur vendin e katërt.
GOLAT E SORLOTH NE PJESEN E PARE: VIDEO
PANORAMASPORT.AL