• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, May 11, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

VIDEO/ “Poker” ndaj Fiorentina-s dhe rrjeta e paprekur, Inter tregon “dhëmbët” para derbit

03/09/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Pritej një fitore e madhe dhe ashtu ndodhi. “Zikaltërit” e Inter kanë arritur një triumf të “magjishëm” mbrëmjen e sotme, teksa në “Giuseppe Meazza” mposhtën “violët” e Fiorentina me rezultatin e thellë 4 me 0, në përballjen e vlefshme për javën e 3-të të Kampionatit italian të futbollit, Serie A.

Siparin e golave e çeli “bomberi” francez, Marcus Thuram, i cili në minutën e 23’-të të sfidës, mposhti portierin Christensen me një goditje të bukur me kokë, pas një krosimi fantastik të Federico Dimarco, goli ky që do të mjaftonte për të mbyllur pjesën e parë në avantazh.

Më fillimin e pjesës së dytë filloi dhe dominimi “zikaltër”, të cilët gjetën plot 3 herë të tjera rrugën e rrjetës, fillimisht me kapitenin Lautaro Martinez,në minutën e 53’-të të sfidës, me pas ishte mesfushori Hakan Calhangolu, i cili ekzekutoi mjeshtërisht një penallti në minutën e 58’ dhe sërish “demi” argjentinas, Lautaro Martinez çoi ndeshjen në rezultatin 4 me 0, në minutën e 73’, duke “hipotekuar” goleadën e “zikaltërve”.

Pas kësaj fitoreje, e gjithë vëmendje e Inter është te përballja e radhës në kampionat, ndaj rivalëve historikë të Milan, në “Derbin e Madoninës”. Skuadra pozicionohen në vendin e parë dhe të dytë të renditjes, me “zikaltërit” që aktualisht janë në majë të tabelës me 9 pikë të plota, po aq sa Milan, por me një golavarazh më të mirë se këta të fundit, teksa në 3 përballjet e para kanë shënuar plot 8 gola dhe nuk kanë pësuar asnjë. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLAT: 

Goli i Marcus Thuram, 1-0:

Goli i Lautaro Martinez, 2-0:

Goli i Hakan Calhanoglu, 3-0:

Goli i Lautaro Martinez, 4-0:

Next Post

Ancelotti “qon në qiell” Modricin dhe Krosin

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.