Portieri argjentinas Nahuel Guzman është kthyer në protagonist në ndeshjen mes Tigres dhe Vankuverit pasi ndeshja përfundoi në barazim dhe skuadrat iu drejtuan penalltive. Para penalltive, sjelljet e portierit kanë marrë vëmendjen e tifozerisë dhe kundërshtarit.
Ai shihet duke bërë lojëra shpejtësi dhe nga goja e tij nxjerr një fije të gjatë. Menjëherë pas këtij veprimi, fati i tij ishte që priti një penallti dhe u tregua vendimtar.
Në fund, skuadra e tij arriti të fitonte 5-3 me penallti teksa të shumta ishin në rrjet edhe komentet nga tifozët që kanë mbetur jo pak të befasuar.
PANORAMASPORT.AL