Futbollisti kroat i Zmijavacit ngriti topin dhe realizoi një goditje dënimi. Muri i futbollistëve u hodh, topi kaloi mbi të dhe përfundoi në duart e portierit të BSK Bijelo Brdo. Por e keqja vjen më pas… Duheshin edhe dhjetë minuta deri në fund dhe BSK-ja do të kishte arritur një fitore të madhe në një ndeshje të vështirë jashtë fushe në Zmijavci, ku siç shihet edhe nga videoja e bashkangjitur, terreni katastrofik e bëri lojën edhe më të vështirë për të dy ekipet.
Por i ndëshkoi gabim i jashtëzakonshëm dhe i pazakontë i portierit të ri Aleksandar Vukeliç (18 vjeç). Vukeliç bëri një pritje të mrekullueshme gjatë goditjes së dënimit, por e vijoi me një gabim të madh. Ai harroi që topi i goditur nga goditja e dënimit përfundoi direkt në duart e tij. Portieri shmangu terrenin e rënduar dhe vendosi topin në fushë, sikur të ishte një rivënie fundore, dhe jo vazhdim loje pas pritjes së një goditje standarde.
Tomislav Gudelj rrinte para tij si një dhelpër dhe dukej se e dinte se ku duhej të ishte. Njeriu i duhur në vendin e duhur. Ai ka përfituar nga pakujdesia e portierit mysafir, gjuajti në portën e zbrazët dhe kaloi në ekstazë tifozët vendas. Ishte një gol që vulosi fatin e ndeshjes, që u mbyll në shifrat 1-1, takim i vlefshëm për Ligën e Parë të Futbollit.
;
PANORAMASPORT.AL