Friday, 13. March 2026
Euro 2024

VIDEO/ Portugalia fiton në frymën e fundit, çekët nuk i’a dalin dot

GS 18/06/2024 1 Min. Lesezeit

Është mbyllur raundi i parë i grupeve në EURO 2024.

Portugalia fitoi me përmbysje ndaj Republikës Çeke në një ndeshje që rezultoi me e vështirë nga sa pritej.  Në pjesën e parë, portugezët diktuan lojën dhe kishin disa raste me Ronaldon apo Leaon por asnjë prej tyre nuk ishte i saktë.

Në fraksionin e dytë, çekët shtangën luzitanat pas një aksioni model, me Provod që kaloi ekipin në avantazh.

Megjithatë, festa nuk zgjati shumë. Pasi 7 minutash, Portugalia vendosi sërish baraspesha me Hranaç që devijoi topin dhe e dërgoi atë në portën e tij.

Diego Jota, realizoi dhe golin e përmbysjes në shtesë, por arbitri e anuloi për pozicion jashtë loje. Në fund ishte talenti Çonseisao që realizoi dhe i siguroi 3 pikët e para kombëtares portugeze.

Teilen: