Arturo Vidal ka bërë një rikthim ikonik tek klubin e tij i fëmijërisë, Kolo-Kolo.
36-vjeçari u lirua nga Atletiko Paranaense pas përfundimit të sezonit 2023 dhe tashmë do të vijojë karrierën në Kili. Legjenda e futbollit kilian bëri gjithsej 56 paraqitje për Kolo-Kolo përpara se të bashkohej me Bajer Leverkusen për 5.2 milionë euro në 2007.
Pas 16 vitesh e gjysmë larg, tani është rikthyer duke u prezantuar para një stadiumi të mbushur. Ish-ylli i Juventusit, Bajernit dhe Barcelonës mbërriti në stadiumin Monumental me një helikopter, ndërsa më pas hipi mbi një kalë, me një kurorë në kokë dhe një shpatë në dorë. Ai nisi menjëherë të përshëndeste tifozët që ishin mbledhur për ta pritur.
PANORAMASPORT.AL