Saturday, 14. March 2026
Sport

VIDEO/ Prezantimi i talentit Guler te Reali, shokët te Fenerbahçe nuk i mbajnë dot lotët  

GS 08/07/2023 1 Min. Lesezeit

Ditën e premte, Arda Guler një nga talentet më të mëdhenj turk, bëri një hap të madh në karrierë teksa u prezantua te Real Madrid duke bërë realitet ëndrrën e tij. 

LOTOET GULER

“Los Blancos” paguan plot 20 milionë euro në drejtim të Fenerbahce teksa fantazisti pritet që pak nga pak të shndërrohet në një element titullar për organikën e trajnerit Karlo Ançelotin, 

Konferencën e prezantimit të Guler te Reali, e ndoqën edhe shokët e tij të Fenerbahçes.

Në një video të shpërndarë nga klubi turk, shihen të gjithë lojtarët të mbledhur së bashku, për të ndjekur prezantimin e Guler, ku disa prej miqve të talentit turk, nuk mundën të përmbanin dot edhe lotët, teksa u panë të përlotur, teksa po shinin në ekran prezantimin e ish-shokut të skuadrës, i cili tashmë do të veshë fanellën e një ndër klubeve më prestigjiozë të Europës, si Real Madrid.  

PANORAMASPORT.AL

Teilen: