Wednesday, 15. July 2026
Sport

VIDEO/ Pritjes së gjatë i vjen fundi, Ivan Perisiç gjen golin e parë me fanellën e…

GS 12/05/2024 1 Min. Lesezeit

Ivan Perisiç duket se ka lënë pas krahëve momentin e vështirë të dëmtimit, teksa ka gjetur golin e parë me fanellën e Hajdukut të Splitit.

perisic

Një dëmtim i rëndë e la jashtë fushave të blerta për një kohë të gjatë, teksa 35-vjeçari kroat u kthye në fushën e lojës më 3 prill ndaj Dinamos së Zagrebit, ndërkohë që në duelin e sotëm ndaj Istrës arriti të tundte rrjetën. 

Kujtojmë që Perisiç u transferua nga Totenhem te Hajduku i Splitit në merkaton e dimrit. Ai nuk kishte shënuar gol që nga muaji mars i vitit të kaluar. Plot 14 muaj pritje për të gjetur rrugën e rrjetës. Kjo ishte ndeshja e gjashtë e 35-vjeçarit me fanellën e Hajdukut të Splitit.  

PANORAMASPORT.AL

Teilen: