• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

VIDEO/ Prodani “hero” i Dinamo City, “blutë” fitojnë 3 pikët e para të kampionatit

13/09/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Pas humbjeve në përballjet e para të këtij sezoni, të Kategorisë Superiore pritej që një prej ekipeve të gjente fitoren dhe ashtu ndodhi. Në “Elbasan Arena”, Dinamo City ka arritur një fitore me shumë vlera ndaj “verilindorëve” të Kukësit, duke i dhënë fund ecurisë negative, me një fitore 2 me 1.

Goli i parë i sfidës ka ardhur në minutën e 53’-të, ku një krosim në zonën e Kukësit çorienton totalisht mbrojtjen e “verilindorëve”, me topin e devijuar gabim që përfundon në këmbët e mbrojtësit Indrit Prodani, i cili nuk gabon dhe përballë portierit kundërshtar lëshon një goditje precize duke e çuar topin në rrjetë.

Vetëm pak minuta më vonë, sulmuesi nigerian i Kukësit, Salami finalizon një kundërsulm vrastar të kuksjanëve, duke e çuar rezultatin në 1 me 1, mirëpo “blutë” e Dinamo City nuk u ndalën në asnjë moment për të gjetur fitoren, të cilën e gjetën në minutën e 101’-të të sfidës, me mbrojtësin Indri Prodani, që këaj radhe kërcen më lart se të tjerët gjatë ekzekutimit, të një goditjeje këndi, duke e çuar topin në rrjetën kundërshtare.

Me këtë rezultat, Dinamo City ngjitet në vendin e 6-të të kampionatit me 3 pikë, pas 3 ndeshjesh, ndërsa Kukësi mbetet me 0 pikë në fundin e tabelës, teksa pas 3 ndeshjes ende nuk ka mundur ta gjejë pikët e para. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLAT: 

Goli i Indrit Prodanit, 1-0:

Goli i Salamit, 1-1:

Goli i Indrit Prodanit, 2-1:

Next Post

Sherri gjatë ndeshjes Shqipëri-Poloni, policia procedon penalisht 6 persona

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.