• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, July 10, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

VIDEO/ PSG hedh një hap drejt finales së Champions, fitore e rëndë në Londër përballë Arsenalit

30/04/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

PSG ka hedhur një hap të sigurt drejt finales së Ligës së Kampioneve, pasi ka mundur Arsenalin në Londër me rezultatin 1-0.

aasdsadasdsadasd

Parisienët u treguan të aftë të goditnin që në minutat e parë me Dembele dhe më pas përfituan nga tronditja e vendasve për të kontrolluar lojën dhe për të rrezikuar disa herë të tjera portën e Raja në pjesën e parë.

Në të dytën, ata administruan rezultatin por duke mos lënë shumë hapësira për “topçinjtë”, që u shfaqën larg pritshmërisë në këtë sfidë.

Kësisoj, me vërshëllimën përfundimtare ishte PSG që festoi një fitore minimale, por që i jep një shtysë të rëndësishme për të arritur finalen e madhe

ARSENAL-PSG 0-1
4′ Dembele

NGJARJET KRYESORE

90’+5’ Mbyllet ndeshja me fitoren 1-0 të PSG.

90’+2’ Martineli ka një mundësi të mirë për të tentuar portën në pozicion ballor por fluturon sferën mbi traversë. (VIDEO)

85’ Ramos merr një top nga thellësi dhe gjuan para Raja, traversa ndal sferën duke dëshpëruar francezët. (VIDEO)

84’ Barkola shfaqet i vetëm në të djathtën, gjuajtja e tij në shtyllën e dytë shkon jashtë. (VIDEO)

78’ Një zbritje e shpejtë nxjerr Zhoao Neves në pozicion gjuajtje, tentativa e tij ballore kalon mbi traversë. (VIDEO)

77’ Saka vë në provë Donarumën me një gjuajtje nga e djathta, pozicioni jashtë loje bën aksionin e pavlefshëm. (VIDEO)

72’ Harkime radhazi në zonën e Donarumës, por prapavija parisiene është e vëmendshme dhe nuk lejon rreziqe para portierit.

56’ Mrekulli e Donarumës, i cili ndal një diagonale shumë të rrezikshëm të Trosard nga krahu i majtë. (VIDEO)

47’-50’ Pas një goditje dënimi të harkuar nga Rajs, është Merino i cili gjuan me kokë dhe tund rrjetën. Duhen 4 minuta pritje të VAR për të shpallur golin e pavlefshëm për pozicion jashtë loje. (VIDEO)

46’ Nis pjesa e dytë.

45’+1’ Pjesa e parë mbyllet me avantazhin 1-0 të PSG.

45’ Martineli në të majtën gjuan drejt shtyllës së largët por ndalet nga Donaruma i vëmendshëm. (VIDEO)

40’ Saka shfaqet në të majtën dhe harkon në shtyllën e dytë ku Maritneli nuk ia del të devijojë në portë. (VIDEO)

39’ Saka provon me një gjuajtje të fortë nga distanca në të djathtë, sfera shkon në duart e Donarumës. (VIDEO)

37’ Merino hyn në zonë dhe mundohet të godasë, ndërhyrja e Neves i heq topin nga këmbët. (VIDEO)

31’ Doue gjuan me të djathtën por gjen përgjigjen e Raja e më pas është shtylla që ndal gjuajtje n e Fabian Ruiz, i cili më pas sinjalizohet në pozicion jashtë loje. (VIDEO)

27’ Trosard përpiqet me një gjuajtje nga e majta, pa vënë në vështirësi Donarumën i cili kontrollon në pozicion.

26’ Kvaratskhelia nga e majta gjen hapësirën për të gjuajtur, por një devijim i lehtë i Timber çon sferën në duart e Raja. (VIDEO)

16’ Kvaratskhelia driblon në zonë mes tre lojtarëve dhe rrëzohet pas një kontakti me Timber, gjyqtari bën shenjë që loja të vazhdojë. (VIDEO)

14’ Harkim në zonë nga e djathta e sulmit, Markinjos gjuan me kokë por çon topin në duart e Raja. (VIDEO)

11’ Fabian Ruiz tenton me një diagonale në të djathtën, Raja kontrollon në shtyllën e tij. (VIDEO)

10’ Hakimi niset në kundërsulm në të majtën dhe Trosard detyrohet ta ndalë me faull, duke u ndëshkuar me të verdhë.

4’ GOOOL PSG! Aksion i shpejtë i francezëve me pasimin e Kvaratskhelia nga e majta për Dembele i cili po me të majtën ccon sferën aty ku Raja nuk mund të arrijë. (VIDEO)

1’ Nis dueli në Londër.

FORMACIONET ZYRTARE

ARSENALI: Raja, Saliba, Kivior, Ljuis-Skelli, Timber, Tajs, Odegar, Merino, Trosard, Saka, Martineli.
Trajner: Mikel Arteta

PSG: Donaruma, Hakimi, Markinjos, Paço, Nunjo Mendes, Fabian Ruiz, Zhoao Neves, Vitinja, Kvaratskhelia, Doue, Dembele.
Trajner: Luis Enrike

dfgdfgfdggfdfdgfdfdfdgfd

PANORAMASPORT.AL

Next Post

“Ka disa njerëz që nuk besojnë tek ne – por nuk na intereson, ne jemi PSG” – Vitinha flet pas fitores ndaj Arsenalit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.