PSG është kthyer përsëri në kontroll të fatit të vet në Ligën e Kampioneve pasi ka mundur me shifrat 3-0 skuadrën e Milanit në ndeshjen e sotme në Grupin F.
Në një ndeshje ku Milani u duk kërkues dhe i saktë vetëm në 30 minutat e parë, goli i të zakonshmit Mbape ktheu sfidën në favor të francezëve të cilët më pas administruan me qetësi dhe goditën në momentet vendimtare për të mbyllur sfidën me shifrat 3-0.
Ky sukses i kthen parisienët në vendin e parë në grup, duke përfituar edhe nga humbja në shtëpi e Njukasëllit përballë Borusia Dortmundit. Nga ana tjetër, Milani është në vendin e fundit në grup dhe rrezikon seriozisht t’i japë lamtumirën para kohe turneut.
REZULTATET
NJUKASËLL-BORUSIA DORTMUND 0-1
45′ Nmeça
GOLI I NMECA (VIDEO)
PSG-MILAN 3-0
32’Mbape, 53′ Kolo Muani, 89′ Kang-in
NGJARJET KRYESORE
90’+5′ Mbyllet ndeshja me fitoren 3-0 të PSG.
89’ GOOOL PSG! Përsëri mbrojtja e Milanit gjendet e papërgatitur dhe pasimi i Zaire-Emri gjen Kang-in i cili shënon golin e tretë për francezët. (VIDEO)
86’ Hakimi provon goditjen nga distanca, pa shumë sukses pasi sfera fluturon lart mbi traversë.
82’ Shtylla shpëton Milanin nga goli i dytë, pas një gjuajtje të shkëlqyer të Mbape dhe me devijimin e Menja që çon topin në shtyllën pingule. (VIDEO)
78’ Leao nga e majta provon përsëri, këtë herë gjen devijimin e Donarumës i cili çon sferën jashtë. (VIDEO)
77’ Pobega dhe Adli hyjnë në fushë në vend të Musah dhe Kruniç në radhët e Milanit.
73’ Rafael Leao bën disa lëvizje në krahun e majtë dhe hyn në zonë, për pastaj gabon pasimin në qendër dhe i dhuron rivënie fundore vendasve.
71’ Fabian Ruiz dhe Kang-in marrin vendin e Ugarte dhe Dembele te PSG-ja.
69’ Zhiru tenton të shënojë me parabolë, por Donaruma është i vëmendshëm dhe kontrollon me lehtësi. (VIDEO)
63’ Dembele shfaqet nga ana tjetër, tentativa e tij kalon shumë lart mbi traversë.
62’ Pulishiç mundohet të hapë ndeshjen me një gjuajtje ballore, topi shkon në duart e Donarumës.
61’ Edhe Kalulu ndëshkohet me karton të verdhë pas një faulli ndaj Mbape.
57’ Tjetër kundërzbritje e shpejtë e parisienëve, me Mbape i cili në të majtën gjuan por këtë herë gjen përgjigjen e Menja. (VIDEO)
53’ GOOOL PSG! Pas një goditje këndi, topi shkon lehtësisht te Kolo Muani i cili me portën bosh nuk e ka të vështirë të shënojë. (VIDEO)
50’ Milan ka rastin e artë për të barazuar me Pulishiç, por ky i fundit pason për Zhiru i cili nuk ka shënjestrën të shënojë nga një pozicion i pamundur. (VIDEO)
48’ Dembele “kopjon” Mbape dhe me një lëvizje mjeshtërore shmang mbrojtësin dhe mposht Menja në shtyllën e dytë. Por më pas goli anulohet për një faull ndaj Musah gjatë aksionit. (VIDEO)
46’ Kalabria merr vendin e Çau në fushën e lojës.
43’ Edhe Dembele i shtohet listës së lojtarëve të ndëshkuar me karton të verdhë.
43’ Mbape nis Kolo Muanin drejt portës, gjuajtja e këtij të fundit devijohet nga Ccau dhe shkon në këndore. (VIDEO)
38’ Milani ka humbur entuziazmin e minutave të parë pas pësimit të golit dhe tashmë po vuan trysninë e PSG-së.
32’ GOOOL PSG! Kilian Mbape bën gjithçka teksa merr topin, gjen hapësirën dhe gjuan duke mposhtur Menja. (VIDEO)
30’ Mbape rrëmben topin dhe tenton nga 25 metra, për fatin e Menja i cili ishte jashtë pozicionit, sfera nuk gjen katërkëndorin e Milanit. (VIDEO)
25’ Përgjigjet nga ana tjetër Leao me një shpërthim të zakonshëm në të majtën, gjuajtja e tij nuk devijohet nga askush dhe përfundon jashtë. (VIDEO)
21’ Vjen shkëndija e parë e Mbape. Sulmuesi merr topin jashtë zonës dhe gjen korridorin për të lëshuar një gjuajtje të fortë drejt portës, pa befasuar Menja i cili pret në pozicion. (VIDEO)
16’ Musah nis Leaon drejt portës, Hakimi detyrohet ta ndalë në mënyrë të parregullt dhe ndëshkohet me karton të verdhë.
13’ Reijnders nis Pulishiç në të djathtën, por i jep më shumë forcë topit dhe sfera pas përplasjes te Markinjos përfundon jashtë duke prekur futbollistin e italianëve.
12’ Goditje këndi për Milanin, topi shkon te Leao por gjuajtja e tij përfundon jashtë katërkëndorit. (VIDEO)
8’ Kuqezinjtë tentojnë me një goditje dënimi ballore, por ajo nuk kalon murin mbrojtës para Donarumës.
7’ Edhe Kruniç ndëshkohet për një faull në mesfushë.
4’ Çau ndëshkohet me karton të verdhë për një faull ndaj Dembele.
3’ Aksion i Dembele nga e djathta, pasimi në qendër për Kolo Muani ndalet nga Tomori.
1’ Nis dueli në Paris.
FORMACIONET ZYRTARE
GRUPI F
Njukasëll-Borusia Dortmund
PSG-Milan
PANORAMASPORT.AL