Tuesday, 28. April 2026
Sport

VIDEO/ PSG përmbys Barcelonën, ndalen Juventusi dhe City, fiton Arsenali

GS 01/10/2025 2 Min. Lesezeit

Tjetër mbrëmje spektakolare në raundit e dytë të fazës së kampionatit në Champions League. PSG, kampionia në fuqi e Europës mposhti me përmbysje 1-2 Barcellonën, duke treguar se edhe këtë sezon mbetet favorite për të ngritur Kupën.

Juvetusi barazoi 2-2 në fushën e Villarrealit, duke e pësuar në fund golin që i hoqi dy pikë. E njëjta situatë edhe për Mancester Cityn, që u barazua po 2-2 në fund nga Monaco.

Borussia e Dortmundit shkatërroi 4-1 Bilbaon, ndërsa Arsneali triumfoi 2-0 përballë Olympiacosit.

Merr fitoren e parë Napoli, që iu imponua 2-1 Sportingut në stadiumin ‘Maradona’, ndërsa Leverkuseni barazoi 1-1 me PSV-në.

Barcelonë në epërsi përballë PSG-së. Pas më pak se 20 minutash lojë, Marcus Rashford pason topin te këmbët e Ferran Torres, i cili godet nga brenda zonës dhe dërgon topin në cepin e poshtëm majtas.

Rezultatet:

Barcelona – PSG 1-2

Kundërsulm model nga PSG, me protagonist Nuno Mendes, i cili nxjerr në pozicion të volitshëm Mayulu, i cili nuk fal, 1-1. 

Në minutën e fundit, PSG kap në befasi ‘blaugranat’ në kundërsulm, me Ramos që realizon golin e fitores. 

Nis keq ndeshja për Juvetusin, që në minutën e 18-të realizon Mikautadze për vendësit.                                          

Villarreal – Juvetus 2-2

Monaco – Manchester City 2-2

Arsenal – Olympiacos 1-0

Borussia Dortmund – Bilbao 4-1 

Napoli – Sporting 2-1

Bayer Leverkusen – PSV 1-1

Teilen: