Monday, 18. May 2026
Sport

VIDEO/ PSG thellon rekordin, fiton i pamposhtur titullin e radhës në kampionatin francez

GS 05/04/2025 1 Min. Lesezeit

PSG është shpallur që sot matematikisht fituese e titullit kampion në Francë, duke çuar në 13 numrin rekord të trofeve që i përkasin kësaj skuadre, falë një fitoreje minimale 1-0 ndaj Onzhe.

sdfdfsdfssfdsfdsfdsfd

Stadiumi “Parc des Princes” ishte bërë gati për festë sot dhe ekipi i Luis Enrikes nuk zhgënjeu, ndonëse fitoi me rezultatin minimal falë golit të vetëm të shënuar nga Doue.

Kështu, ekipi parisien siguroi titullin e 13-të, duke thelluar rekordin si klubi me më shumë trofe të tillë në Francë, ndërsa u bë ekipi i parë që mbetet i pamposhtur pas 28 javëve të para që nga viti 1995. Ky ishte titulli i 11 në 13 edicionet e fundit në Francë, me afrimin e sheikëve të Katarit që solli ndryshimin drastik të fatit të tij.

GOLI I DOUE (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL

Teilen: