Spanja pas fitores ndaj Anglisë në finale, u trondit shpejt pas puthjes së Luis Rubiales në buzë të Xhenifer Hermoso. Më pas presidenti i Federatës Spanjole vendosi të kërkonte falje pas protestave që shkaktoi sjellja e tij:
“Ishim në një moment historik, një nga ditët më të mira në historinë e futbollit spanjol. Kemi punuar shumë brenda Federatës, jemi shumë krenarë. Është një fakt që jam penduar mes meje dhe lojtares. Dua të kërkoj falje për të gjitha ato që kam shkaktuar.
Ne kemi një marrëdhënie të mrekullueshme, si me lojtaret e tjera. Po kam gabuar, duhet ta pranoj. Ishte pa qëllime të këqija në një moment euforie. Këtu e përjetuam si diçka të natyrshme, por jashtë, u krijua një rrëmujë. Kishte përparësi ndaj festës dhe meritës që shkon për ekipin”, deklaroi ai.
🇪🇦🙏 RUBIALES pide PERDÓN tras su beso a Jenni Hermoso:
😔 “Seguramente me he equivocado, lo tengo que reconocer”.
🗨️ “Fue sin mala fe en un momento de máxima efusividad. Aquí lo veíamos natural, pero fuera se ha formado un revuelo”. pic.twitter.com/K2HHo0ZxJz
— El Chiringuito TV (@elchiringuitotv) August 21, 2023
PANORAMASPORT.AL