Armando Broja i “bëri me zemër”, të gjithë teksa në minutën e 65-të, la fushën e lojës duke çaluar nën shoqërinë e mjekëve. Frika për ndonjë përsëritje të dëmtimit, i panikosi të gjithë, por për fat të mirë, shqetësimi i Brojës nuk duhet serioz.
Nga raportimet e fundit dhe nga video e postuar menjëherë pas ndeshjes, le të kuptohet se bëhet fjalë për një ngarkesë muskulore, ngërç.
Teksa shkoi i buzëqeshur për të festuar me pjesën tjetër të skuadrës te tifozët, në fundin e ndeshjes, Broja nuk shihet as i fashuar, duke lënë të kuptohet se nuk bëhet fjalë për dëmtim serioz. Gjendja e tij pritet të konfirmohet në ditët në vijim.
Armando Broja at Full-Time
60 minutes was his limit today. pic.twitter.com/VEgXH0cZ8X
— TheSecretScout (@TheSecretScout_) October 2, 2023
PANORAMASPORT.AL