Një video epike është duke bërë xhiron e rrjetit, me protagonist Frenk Riberi dhe djalin e tij Seif, i cili është pjesë e skuadrës U13 të Bajernit.
Gjatë një dueli në kalçeto, Seif dhuroi spektakël ndaj babait të tij duke ia kaluar topin në mes të këmbëve, një veprim mjaft i bukur i talentit Seif Riberi, që nxori blof babain e tij Frenk.
Më pas aksioni u finalizua me gol, duke ia rritur edhe më shumë sharmin atij momenti.
PANORAMASPORT.AL