Saturday, 14. March 2026
Sport

VIDEO/ Qendërmbrojtësi zbarkon në Milano, Bisek gati për firmën me Interin: I lumtur që jam këtu

GS 10/07/2023 1 Min. Lesezeit

Qendërmbrojtësi gjerman Jan Aurel Bisek ka zbarkuar në aeroportin Linate për të nënshkruar me klubin e tij të ri.

37d8ef1ce74345cf563bcb1cf98e9686-58199-oooz0000

Interi do ta vendosë atë në dispozicion të Simone Inzagit sapo të përfundojë marrëveshjen me klubin danez Aarhus.

“Jam i lumtur që jam këtu. Interi? Gati për këtë sfidë. Muri i ri i Interit? Shpresoj!” ishin fjalët e para të Bisek për “TuttoMercatoWeb”.

Zikaltërit ende duhet të përcaktojnë disa detaje me klubin e lojtarit, të cilit do t’i paguhet klauzola prej 7 milionë euro. Do të organizohen vizitat e zakonshme mjekësore dhe më pas qendërmbrojtësi do të mund t’i bashkohet skuadrës së tij të re.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: