Napoli i Antonio Contes rikthehet te fitorja në Serinë A dhe këtë e bën në debutimin Claudio Ranierit në stolin e Romës. Në takimin e zhvilluar në stadiumin “Maradona”, napolitanët u mjaftuan me golin e Romelu Lukakut në minutën e 54-t, pas asistim të dhënë nga Di Lorenzo.
Një ish ndëshkon verdhekuqtë, të cilët pësuan humbjen e tretë radhazi në kampionat e për rrjedhojë renditen në pjesën e poshtë të tabelës.
Pa fat Roma në të 66-tën, kur Dovbyk u ndal nga traversa.